Biznesmani italian përpiqet t’u kushtojë kohën e duhur fëmijëve të tij dhe, me bashkëpunimin e ish-Elisabetta Gregoraci dhe Heidi Klum, arrin të organizojë disa momente të gjithë së bashku.
‘Historitë e dashurisë nisin dhe mbarojnë, por familja mbetet përgjithmonë’, pranon i bindur Flavio Briatore në një intervistë për Repubblica.
Dhe ai kujdeset shumë për familjen e tij, të zgjeruar. Verën e kaluar ai i kaloi pushimet në Capri me ish-bashkëshorten Elisabetta Gregoraci, djalin e tyre Nathan Falco, ish të dashurën Heidi Klum dhe vajzën që patën në vitin 2004, Leni, si dhe Tom Kaulitz, bashkëshortin e modeles. Ai betohet se atmosfera mes të gjithëve është shumë e mirë, madje vëlla e motër shkojnë mirë dhe në dashuri me njëri-tjetrin.
‘Verën e kaluar në Capri ishim të gjithë bashkë’, tha Flavio. “Falco është i lumtur që ka një motër. Ne i thamë për këtë, disa vite më parë dhe ai më tha se e dinte tashmë. Që në moshë të vogël ai kërkoi në Google dhe zbulojnë gjithçka, por ai kurrë nuk më tha gjë në lidhje me të duke pritur që ta bëja unë. Ata thjesht u ndoqën në Instagram. Ai kishin bërë gjithçka më parë dhe më mirë se ne të rriturit”, ka treguar ai.
Leni, ka lindur nga lidhja e Briatore dhe modeles Heidi Klum, por ai nuk e njohu kurrë ligjërisht (në marrëveshje me nënën e saj). Ishte Seal, muzikanti dhe bashkëshorti i Heidit, ai që e rriti Lenin si baba dhe sipërmarrësi italian i është shumë mirënjohës, që ka rritur një vajzë fantastike: “Nuk kam asnjë meritë për këtë”, pranon ai.
“Me të nuk kam marrëdhënien e “përditshme” që kam me Falcon, kjo është e logjikshme. Por nuk do të thotë që e dua më pak”, saktëson Briatore. Për vajzën që tashmë është në botën e modës si nëna e saj, ka vetëm fjalë lëvduese: “E dua dhe jam krenare për të. Ajo është jo vetëm e bukur, por e fortë dhe e pavarur”.
Nathan Falco gjithashtu i jep shumë kënaqësi. Për të, Flavio tashmë ka bërë plane specifike: “Kur të mbushë 14 vjeç do të shkojë në konvikt, jeta e tij në shtëpi është shumë komode. E shtyj të ndjekë pasionet e tij dhe unë do ta mbështes”, tha ai.
Nëse gjithçka shkon mirë, kjo është edhe falë Gregoracit dhe Briatore i njeh asaj të gjitha meritat: “Ajo është një nënë shumë e mirë: jetojmë në Monaco, 600 metra larg, i përshtatim angazhimet tona në mënyrë të tillë, që të jemi gjithmonë të pranishëm për djalin tonë dhe përpiqemi t’i bëjmë pushimet së bashku”.
Ekziston vetëm një recetë për lumturinë: “Në këto raste, inteligjenca është themelore”, shpjegon ai – dhe ata tregojnë se kanë mjaft.
