TIRANE – Marina dhe Getoari do të kurorëzojnë dashurinë e tyre më 10 shtator. Lajmi është përhapur në media edhe pse dyshja është treguar shumë diskrete në lidhje me këtë ceremoninë e tyre të dasmës. Mësohet se ceremonia e dasmës do të zhvillohet në “Gjirin e Lalzit”.
E para që ka bërë publike ftesën e dasmës ka qënë moderatorja Albana Osmani duke publikuar ditën e djeshme një foto në Instagram. Ndërsa ditën e sotme ka qenë motra e nuses, Luana e cila ka bërë publike detajet nga ftesat me një foto të postuar ne profilin e saj ne Instagram.
“Misherimi i shpirtit tuaj ne art i tejkaloj pritshmerite me keto ftesa te personalizuara ? Jam kaq shume e emocionuar dhe e lumtur per ju!!! Ju dua shumee @marina_vjollca @ghettogeasy”, shkruan Luana në Instagram.
Ftesat e dasmës do të jenë të personalizuara për të gjithë të ftuarit.
(er.cu/BalkanWeb)
