Ata janë pa dyshim çifti i momentit pikërisht për martesën e tyre. Bëhet fjalë për këngëtaren Xhensila Myrtezaj dhe aktorin e humorit Bes Kallaku, të cilët kurorëzuan mbrëmjen e djeshme dashurinë e tyre.
Të shumtë kanë qenë emrat e personazheve të njohur të cilët kanë marrë pjesë në dasmën e Besit dhe Xhensilës .
Rreth katërqind kanë qenë të ftuarit në atë që mund të quhet dasma e vitit, ku shumë personazhë vip kanë nderuar çiftin me pjesëmarrjen e tyre, në festën e organizuar në Pallatin e Brigadave.
Nga Eli Fara, Sinan Hoxha me bashkëshorten dhe aktorët e portokallisë, ja një galeri me disa nga personazhet Vip të ftuar në dasmën e Xhensilës dhe Besit.
(da.xha/BalkanWeb)
