D
avid Guetta dhe e dashura e tij njoftuan lindjen e fëmijës së tyre të parë së bashku përmes rrjeteve sociale.

DJ i famshëm dhe partnerja Jessica Ledon bënë një postim të përbashkët në Instagram për të njoftuar ardhjen e djalit të tyre me një foto familjare, duke u përqafuar me të porsalindurin.

“Dashuria është në ajër. Mirë se vjen Cyan”, e kanë mbishkruar ata postimin.

Pas kësaj, seksioni i komenteve u mbush me urime nga ndjekësit dhe miqtë, mes tyre edhe DJ holandez Tiesto dhe DJ norvegjez Kygo.

David Guetta është gjithashtu baba i një djali 19-vjeçar, Tim dhe një vajzë 16-vjeçare, Angie, të cilën i ka me ish-bashkëshorten Cathy Lobé.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: