David Villa në fitoren 2-0 të arritur nga skuadra e tij New York City ka realizuar një gol vërtetë të rrallë. Ish-sulmuesi Barcelonës realizoi rrjetën e dytë në transfertën ndaj Filadelfia Junionit.
Realizimi i tij ishte një kryevepër e vërtetë duke qenë se e goditi topin thuajse që nga mesi i fushës duke shtangur të gjithë të pranishmit në stadium si dhe ata që po e ndiqnin nga televizori.
Kujtojmë që ky gol erdhi pak para përfundimit të takimit, ekzaktësisht në minutën e 90-të.
(e.k/BalkanWeb)
