‘BE duhet të kryejë tranzicionin drejt emetimeve zero pa krijuar varësi të reja dhe për ta bërë këtë ne kemi një plan. Një plan industrial për marrëveshjen e gjelbër”.
Kështu deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në ‘fjalimin e saj të posaçëm’ në Forumin e Davosit, duke shpjeguar se, në nivel financiar, “ndihma shtetërore do të ishte një zgjidhje e kufizuar”. Për të shmangur fragmentimin e Tregut i vetëm “duhet të rrisim fondet e BE-së” dhe “për një periudhë afatmesme do të përgatisim një fond sovran evropian në rishikimin afatmesëm të buxhetit tonë në 2023”.
Në nivelin rregullator, “ne do të propozojmë një “Akt të ri të Industrisë NetZero” sipas linjave të Aktit të Çipave’, tha Von der Leyen.
