Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, në një intervistë të shkurtër për mikrofonin e “TV8” ka folur rreth dy blerjeve të reja të Milanit që pritet të afrohen në merkaton e verës, nga ku bëhet fjalë mbrojtësit Mateo Musacchio dhe Rikardo Rodrigez. De Biasi është shprehur se ka tentuar ta afrojë Musacchio edhe te kombëtarja kuqezi duke qenë se argjentinasi ka rrënjë të origjinës shqiptare.
de-biasi-manaj-tarashaj-dhe-kamberi-e-ardhmja-e-shqip-euml-ris-euml_hd-780x439
“Blerje të goditura nga Milan. Veçanërisht Musacchio që më pëlqen shumë. Madje e kam ndjekur dhe nga afër, i kam dërguar mesazhe, sepse ka prindër shqiptarë dhe doja ta afroja në kombëtare. Ndërsa Rodrigez më pëlqen shumë. Është zviceran, ka eksperiencë, karizëm dhe potencë fizike”, tha De Biasi për “TV8”.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: