Ish-tekniku i Interit, De Boer pati vetëm fjalë të mira për zikaltërit.

“Inter u tregua fantastik, kanë luajtur shkëlqyeshëm dhe i dërgoj përgëzimet e mia trajnerit Inzaghi dhe stafit të tij. Jam i lumtur për tifozët e tyre, nuk qëndrova gjatë në Milano, por kam kujtime të bukura. Jam krenar për atë aventurë pasi Inter është një nga klubet më të mëdha në botë. Objektivi Champions? I janë afruar, por nuk është e lehtë sepse atë trofe e duan të gjithë. Duhet të vazhdojnë në këtë rrugë.

Futbolli italian? Është shumë konkuruesm Serie A është një nga kampionatet më të forta ashtu si Gjermani, Spanja dhe Anglia. Mendoj se Serie A është shumë pranë Premier Leagues në këto vitet e fundit”, u shpreh De Boer.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb