Anglezet mbeten unik, rikthehen të parët në fushë pas Botërorit dhe këtë e bëjnë me një ndeshje vitrinë, Man.City-Liverpool. Të dy ekipet dhuruan një shfaqe fantastike, 5 gola të shënuar, raste pafund, një futboll ofensiv, por në fund ata që festojnë janë “qytetarët” e Pep Guardiolës që kalojnë në çerekfinalet e Carabao Cup pas suksesit 3-2.

Pavarësisht mungesa të shumta, të dy ekipet nuk kursyen asgjë, në shansin e dytë, në minutën e 10-të, i shërbyer nga De Bruyne, Haaland i merr kohën mbrojtësit dhe devijon saktë duke kaluar Man.City në avantazh. Biondi norvegjez ishte një nga yjet e shumtë që i munguan këtij Botërori.

Festa e City nuk zgjati shumë pasi në minutën e 20-të, Carvalho finalizoi me gol një aksion të bukur të Liverpool duke barazuar shifrat në 1-1.

Me fillimin e pjesës së dytë, Mahrez me një veprim fantastik kaloi menjëherë Man.City në avantazh por të kuqtë e Jurgen Klopp iu kundërpërgjigjen pas vetëm një minutë, me një kundërsulm shumë të shpejtë, Nunez shërbeu për Momo Salah që barazoi shifrat në 2-2.

De Bruyne ishte i papërmbajtshëm në këtë sfidë duke shërbyer për të gjithë, në minutën e 58-të dhuroi një asist për Ake që me kokë dërgoi shifrat në 3-2. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Man.City që nxjerr nga gara pikërisht kampionët në fuqi të Carabao Cup.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

E shijuan shumë këtë super sfidë edhe mediat angleze, mbi të gjitha i bënë jehonë paraqitjes së bërë nga Kevin De Bruyne: “Një De Bruyne madhështor fundos Liverpool”. KDB OMG! Këto ishin disa nga titujt me pikat në faqet e para.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb