Pas lamtumirës së Iniestas dhe Xabi Alonsos, Barcelona ende nuk po gjen shkëlqimin e dikurshëm të një prej mesfushave më të mira në Botë. Me Rakitic dhe Sergio Busquest, katalunjasit arritën të ishin konkurrues por duke iu referuar moshës së tyre, drejtuesit e klubit janë duke u përgatitur ti japin pak freski këtij reparti.
Transferimin i parë është bërë zyrtar, me Frenkie De Jong i cili do të jetë pjesë e tyre duke nisur nga sezoni i ri. Nëse Rabiot heq dorë nga klauzola e tij, ku dëshiron të luaj vetëm si mesfushorë i avancuar, atëherë edhe francezi pritet ti bashkohet Barcelonës sezonin e ri. Në këto kushte Barcelona është e detyruar të shes, i sakrifikuari i parë pritet të jetë Ivan Rakitic.
Sipas të përditshmes katalunjase, “Sport”, Barcelona mund të lë të lirë Raktic, gjithnjë nëse vjen një ofertë e përafërt me klauzolën e tij të largimit, 125 milion euro. Chelsea është shprehur i gatshëm të trokas në dyert e Barçës me një ofertë konkrete, por gjerat mund të ndryshojnë shumë deri në fund të sezonit, pasi për momentin as që bëhet fjalë që Rakitic të largohet.
(BalkanWeb)