Transferimi i Koulibaly në Londër krijon një lidhje të re mes Chelsea dhe Napolit, dy klubet pritet të vijnë sërish bashkëpunimin, por këtë herë në tavolinë është emri i Armando Brojës. Ylli kuqezi ndiqet prej kohësh nga ana e Napolit, ky është momenti i duhur për tu paraqitur me një ofertë zyrtare.

De Laurentiis duhet të nxitojë pasi për Brojën interesohen edhe shumë klube të tjera, mbi të gjitha në Premier League.

Broja
Broja

West Ham është skuadra më e interesuar për “bomberin” kuqezi madje ekipi londinez ka paraqitur edhe ofertën e parë zyrtare: 35 milionë euro kesh. West Ham ishte vënë në ndjekje të Gianluca Scamacca, por sulmuesi “azzurr” ka zgjedhur PSG.

West Ham
West Ham

Sipas Guardian, West Wam i është rikthyer edhe një herë fuqishëm pistës Broja. Për momentin sulmuesi shqiptar ndodhet në grumbullim me ekipin e Chelsea, por një dëmtim në këmbë nuk po e lejon të tregoi potencialin e tij.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: