Barcelona mbetet në kërkim të një qendërmbrojtësi për sezonin e ri, një pikë kyçe që Xavi kërkon të përmirësojë. Sipas Sport: Barcelona ka kthyer vështrimin nga mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly, në një kohë kur objektivi i tyre fillestar Matthaijs De Ligt është shumë i kushtueshëm.

Për ti rrëmbyer Juves qendërmbrojtësin holandez duhen minimalisht 75 milionë euro vetëm për kartonin, ndërsa për lojtarin duhen 10 milionë euro në sezon, shifra këto që shkojnë përtej mundësive të Barcelonës.

Sport
Sport

Duke studiuar tregun, drejtuesit e klubit blaugrana mbeten sërish në Itali pasi mund të marrin një mbrojtës po aq të mirë sa De Ligt dhe me më pak shpenzime. Napoli mund ta lëshojë Koulibaly për 40 milionë euro, shifër kjo që mund të përballohet pas ndonjë largimi të mundshëm nga “Camp Nou”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb