I dërguari i OKB-së për bisedimet e paqes në Siri, Staffan de Mistura, takohet sot me delegacionin e regjimit sirian në Gjenevë, në një përpjekje për hapjen e një kapitulli të ri negociatash mes palëve të përfshira në konfliktin sirian.

“Çështja reale, që do të shqyrtohet, është tranzicioni politik”, deklaroi De Mistura për stacionin televiziv panarab, “Al-Jazeera”.

Ai do të takohet gjithashtu me delegacionin e opozitës siriane, i quajtur ndryshe Këshilli i Lartë për Negociata (HNC).

“Nuk ka një plan ‘B’, nëse armëpushimi dhe negociatat në Gjenevë do të dështojnë. Plani i vetëm ‘B’ do të jetë rikthimi në luftë, që do të jetë më i rëndë se ajo çka është parë deri tani”, theksoi ai.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: