Në mbledhjen e mbyllur të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, disa deputetë kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit për bojkotin e reformave, asaj Zgjedhore dhe Territoriale.

Sipas raportimit të gazetarit Osman Stafa, mes deputetëve që kanë kërkuar pjesëmarrjen në komisionet përkatëse janë Bledjon Nallbati, Xhelal Mziu, Oerd Bylykbashi, Ina Zhupa, Tritan Shehu, Bledi Himçi, Enno Bozdo, Luan Baçi dhe Arjan Ndoja. Ata kanë argumentuar se pjesëmarrja në proceset e reformës është e nevojshme.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili udhëheq mbledhjen, është shprehur se vendimi përfundimtar lidhur me bojkotin e reformave do të merret nga Kryesia e partisë, duke lënë të hapur diskutimin brenda radhëve të deputetëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb