Në News 24 u zhvillua një debat mes Senada Mehmetit, kandidate e PD në qarkun e Shkodrës, dhe Alfred Muharremit, anëtar i Këshillit Bashkiak.

Tema ishte prishja e ndërtimeve pa leje në Theth dhe mungesa e regjistrimeve nga Kadastër. Mehmeti akuzoi institucionet për mungesë veprimi në terren, ndërsa Muharremi e fajësoi PD-në për vonesat historike në legalizime. Debati u zhvillua mes akuzave të ndërsjella për përgjegjësinë e krijimit të kësaj situate.

Senada Mehmeti, kandidate e PD në qarkun e Shkodrës: Banorëve duhet t’ju thuhet se ata që kanë shtëpi para 1991, t’ju bëhet regjistrim. Asnjë në Kadastër s’ka shkuar në Theth, që t’ju thotë se po bëjnë regjistrim.

Alfred Muharremi, anëtar i Këshillit Bashkiak: Ti je shkaktare e plagës, sepse nga viti 1991-2013, shumë pak legalizime keni bërë. Ne kemi bërë shumë më shumë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: