Gazetari Almer Toska dhe drejtori i Shërbimeve Sociale, Alfred Muharremi, shkëmbyen akuza të forta në një debat televiziv mbi zgjedhjet e 11 majit.
Toska akuzoi qeverinë për manipulim elektoral dhe përdorim të asfaltit si mjet propagande, ndërsa Muharremi u shpreh se Partia Socialiste ka marrë votën “me rrugë dhe pa rrugë”. Ai tha se është i hapur për hetim nga SPAK.
Drejtori i Shërbimeve Sociale, Alfred Muharremi: Rinumërimi nuk ndryshon rezultatin e zgjedhjeve. Partia Socialiste bën patronazhim për gjithë qytetarët.
Almer Toska: Si mund të bëhet shtrimi i rrugës më 9 maj? Po i bën njerëzit budallenj.
Alfred Muharremi: Zotëria thotë të heqim kujdesin shëndetësor, të mos bëjmë gjë për infrastrukturën. Vota është marrë me rrugë dhe pa rrugë.
Almer Toska: PD ka mëkatet e veta, por vjedhja e votave ka ndodhur. I përdorni njerëzit si skllevër për t’ju marrë votën. Ti zyrën mund ta kesh përdorur për zgjedhje.
Alfred Muharremi: Unë jam i hapur, të vijë SPAK, kam celular, prej kaq kohësh të njëjtin mbaj.
