Një qytetar ka ndërhyrë gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama në Divjakë me fermerët. Ai i tha kreut të qeverisë se fermerët janë shtresa më e pambrojtur dhe se duhet më tepër vëmendje ndaj tyre nga institucionet.

Kjo ka bërë që kryeministri të revoltohet, dhe duke iu drejtuar fermerit i kërkoi që të ulej dhe të mos fliste pasi nuk ishte radha e tij.

Megjithatë diskutimi vijoi sepse fermeri u shpreh se nuk është e nevojshme të bëhet politike pasi duhet zgjidhje për problematikat me të cilat përballen fermerët.

Pjesë nga debati i fermerit në Divjakë me kryeministrin Edi Rama:

Fermeri: Nuk të vijnë informacionet mesa kuptoj…

Rama: Nga e kupton këtë ti?

Fermeri: Një minutë, jam fermer! Tentojnë që të mos flas…

Fermeri: Disponoj deri në 20 ha tokë. Jemi shtresa më e pambrojtur! Nuk po bëj politikë, por kam familje.

Rama: Unë politikë bëj, s’e mohoj. Të lutem, të lutem!

Fermeri: Kam respekt, por ne e marrim mallin….

Rama: Mua njeri nuk më imponohet me forcë. Ti nuk do e marrësh fjalën se do ti. Ulu, ulu, ulu! Uaa. Sepse ka radhë dhe edukatë. Nuk merret fjala me zor. Do mbaj familjen, nuk mbahet me fjalë. Jemi në hall.

Rama: Ka 500 veta këtu. Sikur të çoheshin të gjithë në të njëjtën kohë, do të bëhej këtu… Unë s’të dëgjoj dot se do iki. Por ajo që the është e pamundur. Nuk ekziston në një ekonomi të hapur mbyllja e kufijve të produkteve se do ti. Edhe një herë tjetër, edhe përpara se të marrësh përsipër që të akuzosh se ky kështu apo ashtu…

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb