Në emisionin “Open” në News24 drejtori i zyrës së komunikimit në PD, Alfed Lela foli për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 14 majit duke u ndalur edhe tek posteri i Belind Këlliçit.

Mes diskutimeve, Lela i revoltuar ka debatuar me analistin Fitim Zekthin si edhe të ftuar të tjerë në studio.

Ndërkohë nga ana e tij analisti Dritan Hila, teksa ka komentuar posterin e Këlliçit me dy gishtat lart e cilësoi si një veprim të pahijshëm. I revoltuar, Hila u shpreh: “Problemi është që ju i thoni m**** marshalla.”

Pjesë nga diskutimi:

Hila: Për të justifikuar Belindin, falsifikoni fotot e Ramës.

Lela: Po iki. Hajde na nxirr nga monotonia.

Zekth: Nuk i kam thënë njeriu bandit, palaço, sekt

Lela: Sapo i bërë , duke përdorur thonjëza. Këtë po bën.

Zekthi: Unë s’e kam dredhur asnjëherë. Unë them të vërtetën. Për mua drama themelore e fushatës është mënyra se si komunikon zoti Rama dhe mënyra se si komunikon Foltorja.

Lela: Bravo, shyqyr që nxore Ramën para.

Zekthi: Të lutem mos e kthe në personale?

Lela: Po përsërit veten.

Zekthi: Këtu nuk ka edukatë, qytetari dhe kjo është dramë… Këta njerëz nuk duan lirinë dhe kjo është fatkeqësia e këtij vendi. Kushdo që thotë i shitur, i blerë e zorra e trashë, kjo e Këlliçit është kot para kësaj. Këto kanë 32 vite dhe ky lloj komunikimi është dramë.

Lela: Në këtë vend të vogël ndodhin shumë gjëra të mbrapshta dhe vetëm heshtet.

Lubonja: Lindorët kanë disa ndryshime me perëndimin, për shenjat. Deri në kohën kur nuk ishin perëndimizuar i kishim ndryshe gishtat…Pra është gjuhë…

Hila: Është banalizuar

Lubonja: Edhe posteri i Ramës simbol është, shenjë është,

Hila: Belon se ka njeri në refene sepse nuk ka asgjë në dorë për momentin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: