Në studion e “Log.” në News24, gjatë fjalës së Agron Shehajt, ka ndërhyrë kandidati i PD-së, Salvador Kaçaj, duke i kujtuar që je zgjedhur me votat e demokratëve.

Por Shehaj i është përgjigjur se ata demokratë në vitin 2021 votuan që rë ishte Kryetar i PD-së, por kutitë u mbushën dhe fitoi Lulzim Basha.

“Kemi bërë sondazhe çdo javë kohët e fundit. Ne i bëjmë për veten tonë jo në krahasim me të tjerat. Nuk do isha objektiv” – tha Shehaj.

Salvador Kaçaj: Ju keni dalë nga PD…

Shehaj: Me mandatit që më dhanë demokratët, kam qenë i nderuar. Nëse ata nuk do të ishin dakord për lëvizjen e re politika, nuk do më mbështesnin.

Kaçaj: Për çfarë ke qenë i nderuar?

Shehaj: Unë kam denoncuar më shumë skandale se kushdo tjetër…

Kaçaj: Ata që të besuan ishin të PD-së…

Shehaj: Jo janë demokratë. Nëse nuk do të ishin dakord për të krijuar një forcë të re politike, atëherë nuk do të më besonin. Në 2021 më donin Kryetar të Partisë Demokratike dhe ju donit atë që nuk ia përmendni as emrin sot (Lulzim Bashës). Eksponentë të lartë të Partisë Demokratike mbushën kutitë për atë kryetar.

Kaçaj: Nuk besoj se ka ndodhur kjo…

Shehaj: E keni të regjistruar, Edi Paloka e ka thënë…

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb