TIRANË-Incidenti i ditëve të fundit për çështjen e blerjes së votave në Vorë ka përfshirë në një debat në distancë aktorin dhe aktivistin e PD-së Julian Deda, gazetarin Bledian Koka dhe këshilltarin e Kuvendit Emiliano Aleksi. Aktori Deda nëpërmjet një statusi në facebook e cilëson rastin në fjalë degradim të shtetit.
“Shteti degradoi. Shteti ra. Shteti akuzon Fiqiri Ismailin per blerje votash???!!!???? Ne kete vend ka fillur te vije ere DIKTATURE. Nuk dine si t’ja marrin Voren dhe duan ta arrestojne…?!?!?!? Si mund te akuzosh per blerje votash nje person te votbesuar vite me rradhe? Kjo pasi ne Vore kane zbarkuar te gjitha zyrat e kuvendit, qe te mos i marr me emra, por voraket i dine. Pas mijera presionesh, kercenimesh qe i jane bere atij per te hequr dore nga kandidimi. Kesaj i thone te shkaterrosh procesin. Kesaj i thone te kthehesh ne kohen e diktatures, kur shteti te shkaterronte jeten pa patur faj, vetem sepse mendoje ndryshe nga ai. Ne kohen kur udheheqesi burgoste njerezit me te forte politikisht, sepse nuk i mundte dot me gare te paster. E keni kot…Voren mund ta merrni ne endrra, por qytetaret nuk jua japin..! TURP…TURP….TURP…..!”- shkruan Juljan Deda.
Duke ju referuar këtij statusi këshilltari i Metës duke përfshirë në debat edhe gazetarin Bledian Koka, shkruan se Deda dhe Koka nuk janë dakord që vota e Gërdecit të kushtojë kaq pak.
“Julian Deda & Bledian Koka nuk janë dakord qe vota e Gërdecit te kostoje kaq pak…vetëm 10 mije leke dhe 1 thes miell !. ATA mendojnë qe duhet te rritet pazari per blerjen e votës nga #Fiqoksina. Sipas #Julit nëse e denoncon rastin kemi te bëjmë me instalimin e diktaturës ..Turp është o #Juliturp është sepse sipas teje #Fiqoksina duhet te shpenzoj 24 mln euro-t e tija dhe te krushkut per te blere dhimbjen e Gërdecit. Sikurse ndodhi ne 2009. Ti nuk e mban mend o #Julian sepse atëherë merreshe me art, tashme ju fute politikes por turp ishte kur pas ngjarjes se 15 marsit 2008 Gërdecin e fitoi#KRUSHKU. Se mban mend ti or vella..sepse e bleu #Fiqoksina votat me miell… dhe gjaku u zbardh nga mielli i Fiqos.. Me ty #Bledi spo merrem se e ke nga emocionet “- shkruan Emiliano Aleksi.
Debati ka vijuar më tej në komente. Aktori Juljan deda I ka postiuar një foto me një palë xhinse me logon e LSI-së me mbishkrimin” A do një palë xhinse apo tja jap falas Bledian Koka?
Ndërsa Aleksi ëhstë kundërpërgjigjur me një foto nga një furgon me miell me mbishkrimin: A do miell nga i Fiqos?
DEBATI NE KOMENTE
Deda iu përgjigj duke i thënë se “Ky miell nuk mban siglen e asnje partie Emiljano Aleksi…kurse xhinset….hmmm. nejse. Nje gje eshte e sigurt, sot e humbet perfundimisht Voren.”
Emiljano Aleksi: Julian Deda te jesh shakator e di qe e ke me diplome si aktor…por mos u bej manipulator…. Julian Deda nuk bej dot debat me ty sepse me dukesh shume emocioanl…fiks si ai qe zbulon “eldoradon” per here te pare..
Julian Deda: “Vora voton PD… Emiljano Aleksi..! E keni te veshtire..! Ça u be me Shkodren? Apo u terhoqet…! Ehhhhh…jane ca gjera qe nuk arrihen as me xhinse e as me asgje…! Puc puc”.
Emiljano Aleksi: Julian Deda Gerdeci votoi Krushkun o Juli ne 2009.. Krushku qe beri Gerdecin oo Julian Deda”.
Deda reagoi duke i postuar një foto, ku pretendohet se paraqitet një status në Twitter që ka bërë Erion Veliaj për të sulmuar Ilir Metën, kur ky i fundit u akuzua për korrupsion në çështjen “Prifti-Meta”.
Emiljano Aleksi: … Julian Deda me je bere si Tan Prifti montazhier.
Julian Deda: Emiljano Aleksi ky status i lalit…nuk eshte montazh..! Ika tani se kam shfaqje. Ju kam xhan edhe ty edhe Elonen…! Bye bye.
Emiljano Aleksi: Julian Deda ja pra bej atë qe di te besh me mire… qëndro tek arti..mos i bej duart pise me miellin e #Fiqos …
(BalkanWeb)
