Ndërsa në emisionin “Open” diskutohet për krimet e komunizmit dhe nëse duhet të dënohen apo jo me ligj siç e kanë disa vende europiane, historiani Pëllumb Xhufi iu kthye studiuesit Erald Kaprit, duke i thënë se do ta hedhë në gjyq pasi e citoi gabim.

Kapri tha se Xhufi më herët në studion e “Open” ka thënë se kampi i Tepelenës, ka qenë kamp pushimi. Ky i fundit ka reaguar menjëherë duke thënë se nuk e ka thënë kurrë këtë.

Pjesë nga debati:

Kapri-Ka një  problem të madh… Në momentin që zoti Xhufi thotë se kampi i Tepelenës është një kamp pushimi, ka një problem

Xhufi-Unë e kam thënë që është kamp pushimi? Me gjithë mend e ke?

Kapri-Po kështu e ke thënë, ja këtu te Eni

Xhufi-Kamp pushimi? Do të të hedh në gjyq… kamp pushimi?

Kapri-Po mirë thuaje se e ke thënë

Xhufi-Kam thënë nuk ka qenë më keq se kampi i  Burrelit kam thënë

Kapri-Kanë vdekur 300 fëmijë atje zoti Xhufi

Xhufi-Kam parë dokumente të CIA

Kapri-Pse Gjermania i dënon nazistët nga 100 vjeç? Pse mos t’i dënojmë ne komunistët?

Xhufi-Ku je? Je në demokraci apo do kthesh një komunizëm tjetër

Kapri-Për vrasjen e dhjetëra priftërinjve, nuk ka asnjë të dënuar

Xhufi-Kam parë këto filxhanët me Enver Hoxhën, merrni dhe thyejini, merrni iniciativë dhe thyejini

Kapri-Ne po themi kush do mbajë përgjegjësi për krimet?

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb