Nënkryetari i Këshillit Bashkiak në Tiranë, Dorian Teliti dhe Këshilltari i PS në Bashkinë e Tiranës, Alfred Muharremi, të ftuar në News24 diskutuan për emrat e ministrave të rinj.

Teliti u shpreh se jemi në diktaturë, pasi Rama sot ka emëruar ministra, pa i pyetur ata. Ndërsa, Muharremi deklaroi se ministrat janë pyetur, duke shtuar se në kabinetin e ri ka shumë figura të mira.

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak në Tiranë, Dorian Teliti: Jemi në diktaturë, kryeministri emëron ministrat pa i pyetur. Kjo, sepse dikush e di shumë mirë se ku është vetë më mirë. Do ngrihet qeveria, kartonat i kanë. Edhe kjo “Diella” nuk do luajë ndonjë rol, vendimet për prokurimet do vijojnë njësoj.

Këshilltari i PS në Bashkinë e Tiranës, Alfred Muharremi: Ministrat e rinj janë figura shumë të mira. Kryeministri e ka një vizion dhe në atë vizion e vlerëson punën e çdokujt. Prsh kryetari i Bashkisë së Cërrikut ka punuar mirë dhe prandaj u vlerësua si ministër. Besoj se ministrat janë pyetur.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: