Deputetja e PD Jozefina Topalli ka sqaruar atë që sipas saj po krijon debat në lidhje me zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Topalli shprehet se format për kandidatët nuk janë hedhur si formë propozimi i i emrave të tyre, por si formë mbështetje.

Topalli u shpreh se kjo bën që çështja të hiqet nga Rendi i Ditës.

Topalli: Nuk lejohet që një deputet të propozojë më shumë se një emër. Firma e një deputeti është akt politik, nuk mund të ketë më shumë se një vullnetet politike për një çështje, kjo parashikohet në Rregullore. Në seancë nuk keni asnjë propozim. Keni pasur disa firma për mbështetje, jo për propozim. Këtu nuk keni sot as firma mbështetëse. Hiqeni nga rendi i Ditës sepse është në kundërshtim me Kushtetutën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb