Gjatë seancës paraprake për çështjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, avokatja kryesisht e çështjes, Valentia Teodoresku, kërkoi sërish kohë për t’u njohur me aktet e dosjes.
Ndërkohë, avokati i Veliajt, Artan Gjermeni, kërkoi që gjykata të vendoste se kush do të japë konkluzionet përfundimtare, nëse avokatja kryesisht apo ai që ishte zgjedhur nga Veliaj dhe më pas ishte revokuar. Sipas procedurave, ai është i detyruar të paraqitet në gjykatë deri sa avokatja kryesisht të marrë funksionet e plota.
Pas debatit, prokuroria kërkoi që të kalojë në konkluzionet përfundimtare, ndërsa avokati i Veliajt u largua nga salla. Menjëherë pas tij, nga gjykata u largua edhe kryebashkiaku Veliaj, i cili kërkoi gjithashtu përjashtimin e trupit gjykues dhe të avokates Teodoresku.
Gjykata e Posaçme mbyll shqyrtimin paraprak të dosjes “Veliaj”. Gjykata u tërhoq për vendim në seancën e 9 shkurtit në orën 12:00.
Seanca u shty përtej afatit 5 ditor për shkak të kërkesës së Veliajt për përjashtim të gjyqtares, nëse e depoziton atë me shkrim.
