Vijon me debate mbledhja e sotme e Komisionit të Ekonomisë, ku po diskutohet për marrëveshjen e Portit të ri të Durrësit.

Gjatë fjalës së tij deputeti i PS-së, Erion Braçe kërkoi përgjigjen e saktë se sa është sipërfaqja që do të përdorë kompania për ndërtimin e kësaj vepre, ndërsa kërkoi që të sqarohej fakti nëse shqiptarëve po ju grabiten 1 mijë ha tokë.

DEBATI
Braçe:
Iu thuhet shqiptarëve se po grabitet 1 mijë hektarë. Po sa është sipërfaqja që po i vihet në dispozicion kësaj kompanie?! Dua dokumentin që i përgjigjet pyetjes time.

Elira Kokana, përfaqësuese e Këshillit të Ministrave: VKM është dokumenti që i referohen. Titulli i pronësisë është pronë shtet. Koordinatat e saj janë e përcaktuar në kontratë. Është 80 hektarë. Në përkufizim të marrëveshjes: Sheshi i projektit, nënkupton hartën, duke përfshirë sipërfaqen bruto të tokës, pra 800 mijë metër katrorë. Toka që vihet në dispozicion, kemi të bëjmë me det territorial, vijë bregdetare dhe tokë.

Braçe: A ka mundësi që të përgjigjeni konkretisht?

Shalsi: Kërkesa është që ta bëjmë konçize. Ajo që kërkojnë kolegët, është që të përmbledhim dhe të flasim me shifra. Duam përgjigje teknike.

Kadia: Kalatat 66 mijë metra i mbetet shtetit, kanali hyrës kryesor i mbetet shteti. Deti nuk tjetërsohet, kanalet hyrëse dhe basenit mbeten të shtetit.

Shalsi: Aman mo se po më vendosni në pozitë të vështirë. Po ça doni mo? Është e habitshme që disa prej jush kanë kurajo që të ngrenë çështje, duke u kapur në flagrancë. Po më tregonte se si duhet të jepet llogari. Unë i referohem rregullores.

Shehaj: Dua fjalën!

Shalsi: Jo s’ta jap fjalën. E ke marr fjalën 17 herë për procedurë.

Braçe: Kjo mbledhje e humbi fillin. S’po i mbajmë dot më pyetjet. S’po më lë të pres përgjigje. Dua të dëgjoj përgjigjet (I kthehet Shehajt)

Shalsi:
Dua të përmblidhemi në shifra konkrete. E di që nuk mund të jenë përgjigje të shkurtra dhe konçize, por duhet të jeni të përmbledhur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb