Deputetja e PD, Ina Zhupa, në deklaratën e saj në Kuvend, tha se salla e Kuvendit duhet tu shërbejë qytetarëve dhe interesit publik.

Sipas saj, deputetët nuk duhet të bëjnë rolin e noterit për një procedurë, që kalon me kartona në vetëm 5 minuta.

Berisha: Parlamentit i shkon që të mblidhet dhe të diskutojë për ccështjet e qytetarëve. Të diskutojë për problematikat e qytetarëve për projektligje dhe jo të mblidhet të bëjmë thjesht noterin e atyre që vendosni ju atje. Shumicën që sollët sot, sollët 19 projektligje në një ditë për t’i miratuar. Kam disa vërejtje se si niset kjo seancë.

Kush janë prioritetet e këtij Kuvendi? Dua të them që prioriteti i këtij Kuvendi nuk mund të jetë thjesht kartoni, për të ngritur një karton dhe për të kaluar një procedurë në 5 minuta. Duhet të jetë demokracia, transparence, llogaridhënia dhe bërja e interesit publik.

Këto kanë munguar në këto seanca, këto kanë munguar dhe në atë procesverbal. Dhe sigurisht do të mungojë dhe në procesverbalin e ardhshëm, sepse nuk po flitet për qytetarin. Del raporti i DASH dhe ky Kuvend nuk e diskuton.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb