Prej ditësh flitej për dorëheqjen e Gledis Nanos, teksa ditën e djeshme Këshilli i ministrave vendosi ta shkarkojë si Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Por me sa duket ka qenë një rrugë jo e shkurtër deri të ky vendim. Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur për “BalkanWeb” prapaskenat e këtij shkarkimi.

“Ka pasur debate të ashpra ditët e fundit mes Nanos dhe ministrit të brendshëm. Debatet mes tyre kanë qenë me tone të ashpra.

Ministri i ka kërkuar dorëheqjen Nanos, por ky e ka refuzuar. Çuçi i ka lënë një afat, por nga ana e Nanos nuk e ka marrë parasysh dhe më pas ai është shkarkuar. Përplasjet mes tyre vijnë për dy arsye, së pari lidhet me situatën kriminale në vend, i cili është tronditur kohët e fundit nga disa ngjarje të rënda dhe së dyti ka të bëjë me emërimin e disa drejtuesve në policia. Z. Nano ka kundërshtuar disa emra të cilët me sa duket i janë diktuar për të drejtuar drejtori apo seksione të veçanta. Për këto dy arsye përplasjet mes tyre kanë qenë tepër të forta”, tha Lala.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb