Këtë të premte, në studion e News24 ishin të ftuar, Gerta Kacani dhe Presidenti i Urdhrit të Stomatologut, Almiro Gurakuqi të cilët folën për debatet që kanë përfshirë Urdhrin e Stomatologut kohët e fundit dhe proceset gjyqësore që po zhvillohen për drejtimin e këtij autoriteti.
Gjatë kësaj interviste, Almiro Gurakuqi, tha se Gjykata nuk është shprehur për padinë që ka bërë, duke shtuar se nuk do të heqë dorë nga beteja e tij.
“Gjykata nuk është shprehur farë për atë që unë kam paditur. Gjykata Administrative është shprehur thjesht që Almiro Guakuqo nuk ka qenë kandidat për president në mandatin e dytë me Nikoll Dedën dhe duke mos qenë kandidat për president nuk ka të drejtë të padisë një parregullsi. Një gjyqtar duhet të jetë shumë i matur përballë një enti publik. Unë betejën e kam me të drejtën. Unë luftoj me të drejtën”, tha ai.
Nga ana e saj, Gerta Kacani, u shpreh se Urdhri i Stomatologut ka funksionuar gjatë gjithë kohës dhe ka përditësuar regjistrin themeltar,
“Kishte pjesëmarrje masive. Urdhri ka funksionuar, ka lëshuar licenca, ka përditësuar regjistrin themeltar të tij. Ndryshe do të ishim jo vetëm në një funksionim të Urdhrit, por vetë populli shqiptar nuk do të merrte shërbimin stomatologjik sepse të gjithë do të ishin pa licenca. Do të ishim në një situatë kaotike. Pra në këtë situatë që ne flasim ne kemi ecur përpara. Është bërë provimi që bënë kandidatët për licensim për mjek stomatolog të rinj, është përmbyllur me sukses në 260 kandidatë që është përmbyllur para disa ditësh. Pra vendimi është i vonuar në kohë por nuk ç’bën një proces zgjedhor që është përmbyllur. E rithem vendimi thotë nuk kthen njeri në e detyrë aktualisht, ka të bëjë me një mandat të dytë, por jo një mandat të tretë, pra nuk prek këto zgjedhje që janë zhvilluar tashmë”, u shpreh ajo.
