Analisti Dritan Hila komentoi debatin e ashpër mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky në emisionin “Open” në News 24, duke theksuar se presidenti ukrainas ka bërë disa gabime serioze në sjelljen e tij.

Hila e kritikon Zelenskyn për mënyrën e paraqitjes dhe komunikimin e tij, duke thënë se nuk mund të shkojë në një takim të tillë me pantallona dhe të kërcënojë udhëheqës botërorë.

Ai gjithashtu shtoi se Europa ka mbetur e paaftë dhe pa udhëheqje, duke e krahasuar me një “pulë pa kokë”, ndërsa theksoi se Zelensky nuk po pranon opozitën në vendin e tij.

Dritan Hila: Zelensky ka bërë gabime skandaloze. Nuk shkohet në një takim të tillë me pantallona. Nuk mund ta kërcënosh. Nuk mund t’i drejtohet JD Vance në atë formë, fliste sikur nga qypi.

Zelensky ka dashur t’i nxjerrë në pritë udhëheqësit amerikanë në atë takim. Europa ka ngelur si pula pa kokë, nuk kanë as ushtarë. Ushtritë në Europë janë të dobëta. Volodymyr Zelensky ka probleme gjithashtu, nuk pranon opozitën në vendin e tij.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb