TIRANE– Ka pasur përplasje mes ish kryeministrit Sali Berisha dhe gazetarit Artan Hoxha në emisionin ‘Studio e Hapur’ në News24. Artan Hoxha deklaroi se marrëveshja e detit me Greqinë e vitit 2009 është jo transparante dhe ka bërë thirrje që Prokuroria të nisë urgjentisht hetimet për deklaratat e Berishës se një nga emrat e propozuar si negociator në diskutimet për marrëveshjen e “Detit” më Greqinë është spiun. Gjatë ndërhyrjes me telefon, Berisha e ka quajtur gënjeshtar e vrases gazetarin.
DEBATI:
Berisha: Dëshiroj të theksoj se ky informacion është botuar dje në të gjitha mediat dhe është konfirmuar sot nga Sali Berisha, pasi ma kanë konfirmuar gjeneralë të ushtrisë shqiptare dhe të FA. Por në një mënyrë indirekte e konfirmoi edhe Ministria e Mbrojtjes në njoftimin e saj të shtypit, kur tha se është larguar nga FA për procedurë. Nga ana tjetër e konfirmoj edhe vetë i akuzuari sepse tha që është larguar në vitin 2013, por ai është larguar në vitin 2012 dhe nuk ka shkuar në asnjë proces gjyqësor. Po dëgjoja atë të ftuarin aty që është i akuzuar për vrasjen e dëshmitarit. Ai sjell nëpër studio debatesh trillime dhe mashtrime të paskrupulla. Duhet të theksoj se nuk ka pasur sekrete përveç gënjeshtrave tët tij amorale sepse grupi është bërë publik dhe ka bërë konferenca shtypi dhe është paraqitur gjatë …
Hoxha: Pas marrëveshjes…
Berisha: Para marrëveshjes, gënjen dhe vetëm gënjen.
Hoxha: Të jap datat unë… ashtu siç gënjen ti për ata dëshmitarët e kanabisit se dy deklarata të PD në mbështetjen time dhe ai nuk është vrarë një javë mbrapa, por 4 muaj mbrapa në rregull.
Berisha: Ti je një gënjeshtar mjeran..
Hoxha: Je ti në atë videon në Tropojë që thua dua gjallë ose vdekur dhe nuk iki sot nga Tropoja pa e marrë këtë me vete. Je ti që je kapur në 21 janar duke manipuluar provat. Je kapur ti në Tropojë duke kërkuar që të marrësh me vete Shkëlqim Haklajn dhe ai u vra në 5 janar 1998 dhe pas asaj vrasje ke 150 vrasje të pazbardhura. Çdo shantazh i joti nuk më tremb.
Berisha: Ke qene anëtar i Haklajve…
Hoxha: Ti kam nxjerrë kufomat e tua nga varri… më lë mua në ngarkim vrasjen e një personi që unë kam akuzuar grupet e narkotrafikut që e kanë vrarë 4 muaj mbrapa dhe jo 1 javë mbrapa siç thotë Berisha. Nuk më trembë mua ok. E kam vizituar më shumë se ty kullën tënde.
Berisha: Ti je një bashkëpunëtor i Haklajve. Natyrisht unë nuk dija asgjë se çfarë po ndodhte. Por sot u mor vesh që një njeri i dënuar dhe i larguar nga forcat e armatosura si agjent, ishte njeriu kryesor prapa shpatullave të Kotzias dhe ditëziut në Korçë kur u diskutua. 13 orë diskutime. Ndërsa lidhur me deklaratat e shpifësit profesionist që është aty. Gërveni ka deklaruar se u pranua çdo vërejtje e jona, dhe jo vetëm njëherë, por edhe herët e dytë. Duhen lexuar të plota rastet, jo çerek fraze.
Hoxha: Ore kush është sharlatan le ta lexojë të plotë. Herë tjetër ishallah qëllojmë të dy në të njëjtin emision, edhe aty i sqarojmë. Këto mesazhe nuk më trembin po ta them dhe njëherë. Mos më ço mesazhe të koduara se ke qenë President, kryeministrër. mos më ço mesazhe me kërcënime, ti njoh të gjithë zagarët që ke. Ta njoh të gjithë skuadrën e killerave që ke mbrapa. Ti kam nxjerrë kufomat që në Tropojë, e deri në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Nuk më tremb dot. Herë tjetër kemi të tjera kusure për të zgjidhur bashkë. Këto akuzat shaNuk më ke trembur dot në 25 vite. Jo ti po as Meta, as Rama dhe Nano…
Berisha: Ti je një bandit i paguar nga bandat. Vetëm gazetar nuk të marr unë ty, ke qenë në bandën e Haklajve, që të strehonin e të ushqenin, etj.
Hoxha: Ti lëviz me eskortë dhe me truprojë, ndërsa unë lëviz me këmbë dhe tek kulla jote. Mos më krahaso mua me banditë.
Berisha: Je zëdhënësi i bandave.
Hoxha: Mos denjo të më kërcënosh mua, dhe as familjarët e mi. E as më tepër të më futësh në konflikt me familjarët e atij të ndjerit. Do shkosh si Pinoçeti në burg, 85 vjeçf, me barelë do shkosh. Dhe unë do bëj kronikën tënde ta premtoj. Ku ke e atë kasetën e Zenel Nezës, që e dërgove jashtë.
Berisha: Derisa të gjendet vrasësi i tij, ti je vrasësi.
Hoxha: Dhe ti je hjekësi i Azem Hajdarit, mos harro. Ku e ke atë kasetën që i ke marrë Nezës, e ke të regjistruar. Kush e nxorri Zenel Nezës nga Shqipëria. Aty zbulohet.
Berisha: Problemi i këtij është se të gjitha bandat që kanë qenë në Shqipëri kanë marrë atë që kanë merituar. Ky është përfaqësues i disa organizatave kriminale.
(d.d/BalkanWeb)
