Në studion e emisionit ‘Open’ në News24 publicisti Fatos Lubonja dhe analisti Dritan Hila kanë diskutuar mbi situatën politikë në vend drejt zgjedhjeve lokale të 14 majit ku do të përballen për bashkitë e vendit qeveria e kryeministrit Rama dhe opozita e bashkuar e Berishës dhe Metës.

Lubonja deklaroi se pushteti në vend është konsumuar dhe se vendi ka nevojë për ndryshim, ndërsa krahasoi Ramën me presidentin rus Putin ku sipas tij sa më shumë rri aq më shumë vota merr.

Nga ana tjetër Hila tha se bilanci ekonomik në disa prej qyteteve të vendit është pozitiv, ndërsa gjatë debatit shtoi se nga vendi nuk janë larguar 700 mijë qytetarë pasi sipas tij janë shifra të rreme.

Lubonja u përgjigj duke përmendur se në Europë ka më shumë shqiptarë të arrestuar për kokainë se Brazili dhe se 12 mijë shqiptarë kanë ikur së fundmi drejt Britanisë, ndërsa Hila u përgjigj se të tilla problematika i hasin edhe vende si Italia, Bullgaria e Rumania.

Lubonja:

Në çdo vend demokratik ku qeveris edhe qeverisja më e mirë, psh. Gjermania, ndodh një fenomen normal në demokraci që një mazhorancë bën 4 vitet e para, pastaj të dytat dhe më pas konsumohet. Konsumohet një lloj pushteti, një lloj mazhorance, këtu sa më shumë kalon koha ndodh e kundërta, deri në 2029 do qëndrojmë ne tha ai, këtu kemi të bëjmë me një lloj regjimi të ngjashëm me Putinin, ku sa më shumë rri, aq më shumë vota merr. Boll të shikoni ngjarjet e Elbasanit, patronazhistët, ka mbledhur gjithë oligarkinë që ishte e ndarë në dy pjesë, bëri një reformë në drejtësi për ta kapur atë më fort. Shqipëria është një trup i sëmurë që vit pas viti, organet janë më të sëmura, gjaku ka më shumë drogë, kjo është gjendja. Ka nevojë për ndryshim, terapi, diskutimi është te doktorët e tjerë që kemi. Atë që bën vetë ia vesh kundërshtarit gjithmonë, realiteti është ai që them unë tha, ndërsa ato të kundërshtarëve janë propagandë manipuluese, nëse ka një punë që bën ky është të manipulojë me çdo mënyrë realitetin e përditshëm. Në këtë aspekt çfarë të themi. Këtij i del çdo 2 muaj nga një skandal.

InsideCrime thotë ka më shumë të arrestuar për kokainë në Europë se Brazili, gjërat janë të lidhura. 12 mijë po ikin në Britani shifër rekord. Shqipëria ka qenë pas Sirisë kur ka qenë në luftë në atë kohë me emigrantët. Po masim sa ikin nga Shqipëria. O Hile, po zbukurohet Tirana me këto kullat e pallatet në çdo cep? Ngece këtu se nuk ta bën zemra.

Hila:

Duhet të bëjmë një bilanc ekonomik e më pas politik. Nëse do shikoja si bilanc do shihja Vlorën dhe Gjirokastrën një bilanc pozitiv sa i përket pushtetit lokal, shikoj pozitive Sarandën, Lezhën, pa shkuar në këto qarqet e verilindjes, do veçoja Bajram Currin që është transformuar. Lubonja e kapi në prizmin politik, OKB ka shifra të tjera të shpopullimit. Italia do përgjysmohet kanë thënë ata. Kush e thotë 700 mijë

Krimi vjen e sofistikohet, dikur, ata 12 mijë po ikin në shtëpi bari dhe është një fenomen i trishtë. Nuk e pranoj shifrën 700 mijë, atë vetëm Berisha e thotë, nuk i marr dot parasysh. Edhe sikur të dojë Shqipëria nuk çon dot 700 mijë se duhet të eksportojmë plakat e pleqtë. Këtë e ka dhe Rumania dhe Bullgaria, shifrat i marr nga OKB-ja. Me ndërtimet ka një problem të madh, nuk po jepen leje për mullarë, për pallate po jepen, problemi është me urbanistikën e tyre. Të lëmë ato pallatet parafabrikate, apo të lëmë shtëpitë me banjë jashtë se janë tradita?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb