Gazetari Fatos Çoçoli i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me situatën ekonomike në vend duke prekur çmimet dhe pagat e qytetarëve.

Sipas tij pagat e ulëta vijnë për shkak të fakotrëve si rënia e prodhueshmërisë në vend, gjë që sipas tij nuk ka ardhur vetëm prej faktorit politik, por edhe prej arsyeve të tjera.

Nga ana tjetër eksperti i ekonomisë, Dorian Teliti iu kthye Çoçolilt duke i thënë se do marrë përgjigje siç i ka hije tryezës, ndërsa shtoi se për sektorin publik është në dorën e qeverisë niveli i pagave, ndërsa në sektorin privat ka shumë faktorë, mes tyre dhe qeveria.

Këtyre fjalave gazetari iu përgjigj duke i thënë Telitit të “vazhdojë monologun”, teksa shtoi se ky i fundit e gjykon si politikan dhe se nuk i ka të qarta fjalët që thotë.

Çoçoli: Pyetët se pse kemi pagat më të ulëta në rajon, është një artikull i të njëjtit mjet që para 2 muajsh ka nxjerrë faktet se pse janë këto fakte. Prodhueshmëria e ulët është një arsye, sektorët privatë, nuk është se privati nuk ka para, kjo revistë të cilës i referoheni Monitori, në periudhën 2010-2019 prodhueshmëria te ne është rritur 7% duke hequr inflacionin. Në rast se ke një ndërmarrje fasone me 200 punëtorë që ka shtuar vlerën me 3 milionë euro në një vit, atëherë prodhueshmëria e çdo punëtori është 3 milionë pjesëtim për 200. Në këtë mënyrë matet produktiviteti. Nuk kemi investuar shumë në degët me prodhueshmëri më të lartë. Ne eksportojmë domate, po të eksportonim salcën e domateve, e ka fajin qeveria që nuk kemi, prej 10 vitesh, jo vetëm kjo.

Teliti: Pse kemi rënie të produktivitetit?

Çoçoli: Nuk e ka vetëm politika fajin. Ti the që fajin e ka qeveria se aty të shkon ty pjesa si politikan.

Teliti: Do marrësh përgjigjen siç i ka hije tryezës, për sektorin publik është në dorën e qeverisë niveli i pagave, në sektorin privat ka shumë faktorë, mes tyre dhe qeveria.

Çoçoli: Mirë vazhdo monologun. Ti gjykon si politikan dhe nuk i ke të qarta ato që thua. Biznesi ka menduar më shumë të bëjë tulla ndërtimi, restorante, etj. Prodhueshmëria e sektorit privat ka qenë 7% për dekadën e fundit, janë treguar më shumë për të rritur fitimet e tyre dhe jo pagat. Biznesi që ka më shumë prodhueshmëri, ai i Maqedonisë, ka investuar në pjesën e aksionarëve që del pas shitjes së produktit. Edhe biznesi më shumë ka ndërtuar se sa ka investuar te punonjësit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb