“Ky është debat i madh. Është i përhapur në botë. Eutanazia është vdekja me miratimin e shtetit. Flasim për të sëmurët terminalë, që sipas shkencës nuk kanë mundësi për t’u rikthyer në jetë pasi ajo është kthyer në torturë.

Vëllai i mikut tim ka pasur një rast të tillë. Ishte rast i pashpresë, vuajti tmerrësisht nga dhimbje për 4-5 muaj. Çdo ditë shkonte dhe rregullonte varrin e vetë. Ka qenë polic. Kuptoi se ishte e pamundur të jetonte dhe mori pistoletën dhe vrau vetën. E beri për dy arsye. Shpëtoi nga dhimbja dhe familjen. Sa vende po e aplikojnë? Po të dëgjojnë kishën, nuk e bëjnë. Eutanazia, nuk vdes dot po nuk e dhanë lejen mjekët.

Që kur njeriu shpiku zotin, i dha atij shumë të drejta e më pas ai mori. Kush ka më shumë të drejta kisha mesjetës apo ajo e vitit 2023? Normalisht ajo e mesjetës. Kisha i ka humbur këto të drejta, pasi ia ka marrë pas njeriu. Pse të mos të marrë të drejtën e fundit, atë të jetës?

Sa vende të botës kanë të drejtën e dënimet me vrasje? Ca të drejte ka shteti të të vrasë se ke bërë një krim? Pse kanë të drejtë të vrasin, por s’të japin leje ta bësh vetë.”, u shpreh Blushi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: