Ka nisur debat seanca plenare në Kuvend. Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi foli në lidhje me zgjedhjen e Avokatit të Popullit, një nga pikat në rendin e ditës.

Ai u shpreh se PD është e vendosur në faktin që nuk mbështet asnjë nga 26 kandidatët në garë.

Belind Këlliçi: Jua kemi bërë të ditur me shkrim në emër të grupit mbi këtë proces. Më 5 dhjetor 2025 ju zyrtarisht jeni njoftuar për tërheqjen e mbështetjes së deputetëve të PD për të gjithë kandidatët. Qendrimi ynë është i prerë. Sot asnjë nga 26 kandidaturat nuk ka firmat be deputetëve të PD për të garuar. Nëse i riktheheni precedentit të 2022, keni pranuar tërheqjen e firmave në seancë jo më përpara.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb