Franca ka theksuar se presidenti amerikan Donald Trump duhet të ndalë shantazhin ndaj Groenlandës.
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, deklaroi se Groenlanda “nuk është në shitje” dhe u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të ndalojnë, “shantazhin”.
“Një sulm ndaj një anëtari tjetër të NATO-s nuk do të kishte kuptim, madje do të ishte në kundërshtim me interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës… Dhe për këtë arsye ky shantazh padyshim që duhet të ndalet”, tha Barrot, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Ai konfirmoi se Franca mbështet Danimarkën dhe njoftoi hapjen e një konsullate franceze në ishull më 6 shkurt, të cilën e përshkroi si një sinjal politik.
