Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka reaguar ashpër ndaj opozitës sa i takon ndryshimeve në rregulloren e Kuvendit si dhe shkrirjen e Komisionit të Integrimit.

Ai tha se kjo behet normë nga një kryeministër që anatemon sistemin gjyqësor.

“Dua ta vazhdoj aty ku e la Oerdi. Miratimi i rregullores së Kuvendit me konsensus, për shkak të përvojës ka qenë një nga 5 kushtet e marrjes së vendit të statusit kandidat. Janë po ata përfaqësues të BE, që na vëzhgojnë, se si ka mundësi që të na monitorojnë dhe ky kusht është rrëzuar. E rrëzuat ju me këtë akt të poshtër. Kjo është bërë normë nga ky kryeministër, që anatemon me emra gjyqtarët dhe përfaqësuesit e drejtësisë. Ju nuk reagoni. Akti është i poshtër, por dhe qëllimi është i poshtër. Si dilni aty dhe bëni ironi dhe cinizëm dhe thoni i kemi dhënë opozitës më shumë komisione. E bëtë atë 7 x 7 meme. SI mund të thuash që 4 në 11 qenka më shumë se 3 në 8. A dini matematikë? Po, po dini disa. Se kanë qenë ministra. Si nuk reagoni për gabime që bëhen meme? Si qenka e ndërtuar kështu kur shkel dokumentin themelor të shtetit!”, tha ai.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb