Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku teksa komentoi debatin për pagat e magjistratëve, deklaroi se kjo është tronditje e themeleve të shtetit nga ana e qeverisë.

Në një intervistë për emisionin “Minuta e parë” në News24 me Ola Brukon, Tabaku tha se nuk negociohet me kushtetutën.

“Bëhet fjalë përsëri për sulm ndaj gjyqësorit. Një nga kërkesat e Kushtetueses ishte se qeveria shqiptare duhet të bënte konsultime me institucionet e drejtësisë, por dështuan. Ne ndenjëm deri në 18 në Komisionin për të Drejtat e Njeriut në dëgjesë me krerët e institucioneve të drejtësisë. Çfarë mund të thuhet kur kemi një cënim financiare të tyre? Tronditja nga themelet e shtetit, e kushtetutës, nga ana e qeverisë, është presion i radhës i qeverisë ndaj gjyqësorit. Përfaqësuesit e gjyqësorit e kishin të qartë; nuk negociohet, mbi kushtetues. Por qeveria e interpreton kushtetutën sipas oreksit të saj dhe në gjykim është diçka e rëndë.”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: