Në studion e emisionit “Kjo Javë”, në “News 24”, u komentua debate për pezullimin e restaurimit të shtëpisë së ish-ministrit të Brendshëm Xhaferr Deva, i cili njihej si një mbështetës i madh të nazistëve të Hitlerit.

Për të folur rreth kësaj çështje, i ftuar përmes një lidhjeje “Skype”, ishte studiuesi Auron Tare. Sipas tij, godina duhet të restaurohet pasi ka vlera të mëdha perëndimore në arkitekturë. Sipas Tares, historia duhet treguar me të gjithë ngjyrat e saj, ashtu siç ndodh në shoqëritë e civilizuara dhe nuk duhet të ketë frikë në rrëfimin e saj.

Ju jeni shprehur pro të restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës

Tare: Nga ato pak mundësi që kam pasur për të parë godinën mendoj që është një godinë me vlera për qytetin e Mitrovicës. Ajo ishte një ndërtesë me mendësi perëndimore në arkitekturën e saj, dallon nga arkitektura e qytetit. Është një vlerë e shtuar. Rrënimi i saj deri në shkatërrim do të ishte humbje e madhe. Godina ka stilin perëndimor, nuk ka arkitekturën otomano-ballkanike. Në frymën e saj sjell element interesante. Në vitin 1945 kjo godinë është sekuestruar nga qeveria Jugosllave dhe është përdorur nga administrate. Kjo shtëpi i përket familjes Deva. Unë e njoh personalisht ministrin e Kosovës, zotin Çeku. Ia njoh edhe këndvështrimin e tij dhe jam i bindur që zoti Çeku nuk ka ide provokacioni. Pse është bërë ky debat? Është bërë sepse nga informacionet që kam debate është hapur nga ministrja e Serbisë që ka bërë ankesë për këtë projekt, si një lloj rikthimi të figurës së Xhaferr Devës në Kosovë dhe ngarkesës emocionale që ka ai. Debati është i rëndësishëm dhe i vlefshëm. Debati ka dy element. Ka elementin e godinës, në a duhet apo jo restauruar godina, ku shumica janë pro dhe kapitulli tjetër është figura e Devës. Ka dhe ai analizën e tij në dy kapituj. Shqipëria emocionalisht e shikon si mënyrë negative, sepse ai ka qenë bashkëpunëtor i nazistëve. Në Kosovë figura e Xhaferr Devës është parë si një njeri që ka punuar fort për të penguar elementin sllav në Kosovë. Pra është një këndvështrim ky në dy plane, plani shqiptar dhe ai Kosovar. Në shkrimin që bëra, me ironi propozova që godinës së restauruar, t’i vendoset një pllakë ku shkruhet se Xhaferr Deva ishte mbështetës i gjermanëve, por në vitet pasuese pas luftës ishte njeri i afërt me shërbimet sekrete amerikane. Fakti që Xhaferr Deva u morën kontestin e luftës së ftohtë dhe përfundoi jetën në Kalifornia tregon shumë. Nuk mundet ne në Shqipëri të gjykojmë historinë bardhë e zi, por na takon ta gjykojmë me të gjitha ngjyrat e saj. Brezi i ri nuk ka emocion ndaj këtyre ngjarjeve, i shohin më ftohtë.

Çfarë dini për këtë projekt?

Tare: Kam folur me ministrin e Kulturës dhe ai ma shpjegoi, që në godinë do të vendoset zyrat rajonale, një galeri arti dhe ishte menduar që në një dhomë të vogël të vendoseshin një lloj vendi informacioni mbi godinën dhe personin që ka pasur godinën. Unë mendoj se kjo është ide e mirë. Unë solla rastin e Izraelit, e cila është vendi më i madhi persekutuar nga Gjermania po restauron shtëpinë e myftiut të Izraelit që ka qenë pro nazist, pro gjerman. Izraeli jo vetëm e restauron godinën, por ka edhe një vend kur flitet për rolin e myftiut. Kjo është historia dhe nuk kemi pse të kemi frikë. Xhaferr Deva është pro gjerman. Pse duhet të kemi frikë?

Në debat pranohet edhe mendimi ndryshe, por ka zëra kundër, si i komentoni?

Tare: Nëse ne përdorim shkatërrimin si do edukojmë brezat që do të vijnë? Të rinjtë sot nuk e dinë se çfarë është Spaçi. E kuptoni që kur kam qenë atje për herë të parë kam kuptuar komedinë hyjnore të Dantes. Ai vend po prishet, po shkatërrohet. Pse mos të ruhet dhe të mësohet se çfarë ka ndodhur atje. Në Itali sot, deri në 2019 para COVID-it po ngrihet muzeumi i Musolinit. Italianët kanë kuptuar se të rinjtë duhet të kuptojnë se çfarë ka qenë Musolini. Në Romë bunkeri i Duçes është restauruar dhe italianët njihen me figurën e Duçes. Të gjitha këto shenja që kemi përqark territorit tonë përse duhet t’i shkatërrojmë.

Teksa jemi në kushtet e pezullimit, mendoni që do të kemi një rifillim?

Tare: Po, absolutisht. Do të gjenden fondet, do të restaurohet. Është godinë e jashtëzakonshme, duhet shpëtuar. E shihni si po ikin gjurmët historike në Tiranë? Pse duhet të bëhen edhe qytet tjera kështu. Duhet të bëhen zyrat rajonale të kulturës dhe një dhomë ku tregohet historia e Devës. Kombet e kulturuara e tregojnë historinë, me të gjitha dritat e tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb