Drejtoresha e Qendrës Kombëtare së Librit dhe Leximit (QKLL), Alda Bardhyli, në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”News24, ka komentuar shkarkimin nga juria të shkrimtarit Rudolf Marku, për çmimin “Poeti Laureat”.

Ajo u shpreh se shkrimtari Marku shkeli rregullin universal, atë të konfidencialitetit. Ndër të tjera ajo shprehu keqardhjen se si retorika e shkrimtarit shkoi në një gjuhë gati fyese, ndërsa shtoi se debatet duhet të sjellin progres dhe jo regres.

“Ky ishte një debat jo i denjë. Për vetë titullin, kurorë që mbante, nuk i shkonte. Do doja që debati që ai do mbante të përçonte nivel tjetër debati. Retorika kërkonte të dëmtonte procesin, të anatemonte punën e jurisë. Jo vetëm unë si Alda që jam njeri që jetoj me kulturë, edhe në mënyrë institucionale nuk mund të bëhesha pjesë e debatit. Ky proces është shumë i rëndësishëm për qendrën Kombëtare të Librit. Ne vendosëm të përgjigjeshim në mënyrë institucionale. Ai shkeli rregullin universal që është konfidencialiteti. Shpreh keqardhjen se si retorika e tij shkoi në një gjuhë gati fyese, ne kemi nevojë për debate që sjellin progres dhe jo regres.”, u shpreh Bardhyli.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb