Në kulmin e debatit për mbajtjen e shamisë, duke marrë shkas nga projektligji që po diskutohet në Kosovë, vjen dhe reagimi nga hoxhë Drilon Gashi. Ky i fundit pohoi se mbulimi i femrës është traditë arabe dhe se nuk ka të bëjë me fenë myslimane. Në një intervistë televizive ai tha se traditat arabe po shiten si fe.

“Traditat arabe na shiten si fe, nuk është fe që gratë në një vend, burrat në një vend, është traditë arabe. Duke u frikësuar që ne nuk i lëmë bashkë me pësuar apo punuar bashkë vijmë deri te kundërvajtja segzuale”, ka deklaruar Gashi në ATV.

Ai ka thënë se nuk është e detyruar që burrat dhe gratë të ndahen, si dhe mund të falen së bashku. “Tjetër është se prej xhelozisë së tepërt. I ndajnë artificialisht me disa shamia të zeza, por realisht nuk është obligim me u nda”, -ka thënë ai. Gashi ka shtuar se përderisa në Qabe, që është baza dhe zemra e Islamit nuk është e detyruar ndarja.

“Nëse mund të bëjmë anologji dhe në xhamitë e tjera unë them se nuk është e obliguar të ndahen burrat dhe gratë. Preferohet sepse në shumicën e rasteve nuk mohohet që në kohen e profetit Muhamed, së pari është falur Profeti Muhamed, pastaj burrat, pastaj gratë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb