SHBA – Nëse jeni aq të pasionuar pas teknologjisë, me siguri që keni debatuar ndonjëherë për pajisjet më të mira, platformat etj. Megjithatë, sado të nxehta të kenë qenë këto debate, asnjëherë nuk kanë përfunduar në dhunë. Po të shtojmë edhe pak alkool, gjërat mund të shkojnë më keq. Një debat i tillë ka ndodhur në Oklahoma, ku dy shokë po debatonin se cili telefon është më i mirë, iPhone 6 apo Samsung Galaxy S6.
Si duket, djemve nuk iu kanë mjaftuar fjalët për të bindur njëri-tjetrin, prandaj kanë filluar të grinden me shishe birre. Njëri prej tyre kishte thyer shishen në shpinën e tjetrit. Si pasojë e zhurmës së madhe që kishin shkaktuar në pallat, komshinjtë e tyre njoftuan policinë. Sipas zyrtarëve të policisë, alkooli ishte shkaku kryesor që debati mes tyre përfundoi me dhunë.

(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: