Ngricat disa ditore në Britani kanë shkaktuar anulime të fluturimeve  dhe udhëtimeve të trenave.

Një numër fluturimesh janë ndërprerë në aeroportin Heathrow dhe Gatwick mëngjesin e sotëm. Ndërsa, nuk konfirmohet ende se problemet janë të lidhura me motin, të paktën 25 fluturime mbërritjeje janë anuluar në Heathrow dhe të paktën katër fluturime në Gatwick janë anuluar, sipas faqeve të tyre të internetit.

Faqja e gjurmimit të avionëve Sky Scan World gjithashtu ka raportuar se fluturimet nuk kanë mundur të uleshin në Heathrow dhe Gawëick.

Imazhet tregojnë fluturime që fluturojnë në një rreth rreth aeroportit të qytetit të Londrës dhe Heathrow.

Shërbimi meteorologjik në Britani, ka paralajmëruar për më shumë borë dhe akull deri në fund të javës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb