FUSHE-ARREZ- Reshjet e dendura të dëborës në zonat malore të vendit kanë shkaktuar probleme për banorët e zonave kryesisht në veri e verilindje të Shqipërisë. Si pasojë e motit të keq, dhe nivelit të reshjeve, dy çobanë të zonës në Kalipjetër në Fushë-Arrës kanë mbetur të izoluar.
Marash Alia e Nest Vila bëjnë apel për ndihmë, pasi thonë se janë në limitet e mundësive për ushqim.
“Po na mbaron ushqimi, bagëtitë po na ngordhin”, thonë dy çobanët.
Dëbora dhe ngricat në vend kanë krijuar probleme me qarkullimin në disa zona të vendit.
(el.sp/BalkanWeb)
