Drejtoresha e klubit shumësportësh në Bashkinë e Tiranës, Deborah Keçi e ftuar në këndin e kafes në emisionin Vila24 me moderatoren Brunilda Lahe ka ardhur në një intervistë për punën e saj dhe pasionet!
“Ajo që më bën të ndjehem më mirë është kur më thonë shumë sportistë që ti na ke kthyer dëshirën dhe pasionin për sportin. Edhe t’i kthesh dikujt dëshirën për të bërë gjënë që do më shumë nuk është pak”- u shpreh Deborah!
