I transferuar me shumë zhurmë tek Al Hilal, Karim Benzema debuton me “tripletë” me ekipin e tij të ri, një debutim ëndrrash për “bomberin” francez. Benzema u shërbye në çdo formë, me ish lojtarin e Real Madrid që nuk gaboi thuajse në asnjë rast sa herë i erdhi topi në këmbë.

Në minutën e 31-të, Benzema me një goditje me thembër zhbllokoi rezultatin. Në fraksionin e dytë, Benzema u shërbyer në zonë nga Malcom dhe me një goditje të saktë dyfishoi shifrat. Katër minua më vonë, Benzema kompletoi mbrëmjen e tij perferkte duke realizuar golin e tij të tretë personal. Në fund, Al Hilal triumfoi me rezultatin e thellë 6-0 duke përforcuar pozitat e tyre në krye të renditjes. Duartroket paraqitjen e Benzema-s edhe trajneri Simone Inzaghi.

Në përfundim të ndeshjes, Benzema u shfaq i lumtur për kushtet dhe atmosferën që ka gjetur tek Al Hilal, ndërsa nuk preferoi të zbulojë arsyet pse u largua nga Al Ittihad: “E ndjej atmosferën e shkëlqyer të këtij grupi dhe këtij klubi. Pse u largova nga Al Ittihad? Nuk dua të flas për këtë, pyesni drejtuesit e klubit, pyesni lojtarët e Al Ittihad”, u shpreh Benzema.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb