Që pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP”, jeta personale e Fifit ka qenë në qendër të vëmendjes. Sidomos lidhja e saj me Adis Patushin.
Nisue nga komentet e shumta të fansave, artistja ka vendosur ta mbajë më private romancën e saj. Gjithsesi, ditën e djeshme ka bërë një përjashtim, duke i bërë një dedikim shumë të ëmbël partnerit të saj me rastin e 1-vjetorit të lidhjes.
“Adis Patushi, sot një vit më parë të kam bërë timin. Sot një vit më parë, ti kishe frikë se unë s’do jem e jotja. E sot një vit më parë unë i premtova vetes dashurinë tënde, pavarësisht atyre gabimeve të vogla tuat që vetëm unë i di. Që dashuria ime për ty veç do rritet më shumë e do mundohem të mos të të zhgënjej. Për këtë të jesh i bindur, e të betohem në dashurinë tonë. Të dua nush, të dashuroj ninxha jote”, ka shkruar Fifi në “Instagram”.
