ZVICER- Një defekt në avionin me të cilit kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski udhëtonte në drejtim të Maqedonisë, ka detyruar pilotin të bëjë ulje të detyruar në Zyrih të Zvricrës. Siç shkruan “Telma”, avioni ka pësuar disbalancim të presionit të brendshëm, dhe kjo ka bërë që delegacioni qeveritar i udhëhequr nga kryeministri Gruevski të aterojë në Zvicër.

“Sipas informacioneve fillestare mund të vërtetoj se gjatë kthimit nga Strasburgu ka ndodhur defekt në fluturimin e avionit qeveritar në të cilën ka qenë edhe kryeministri Gruevski me bashkëpunëtorët e tij me cka avioni është detyruar që të aterojë në Zyrih”, ka deklaruar për “Telma”, zëdhënësi qeveritar Aleksandar Gjorgjiev, shkruan “Zhurnal”.

Sipas sqarimit të tij sipas të gjitha gjasave ka ndodhur dekompresioni në avion i cili nuk është më i vjetër se 8 vite.

“Sipas informacioneve që i kam të pranishmit në avion thonë se është dëgjuar një zë i zhurmshëm, me çka ka ardhur deri te një dizbalancin e presionit të brendshëm ndërsa piloti menjëherë ka tentuar që ta zvogëlojë lartësinë që të mund ta zvogëlojë presionin dhe sipas protokollit për situata të tilla ta ateroj në Aeroportin më të afërt”, ka deklaruar Gjorgjiev.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb