Benfica me shumë vështirësi ia ka dalë të marrë pikët e plota në transfertën kundër Moreirense falë të përhershmit Mitroglou. Sulmuesi grek në të 42-ën minutë shënoi golin deçiziv të ndeshjes për të vazhduar luftën e ashpër për titull kampion me Porton.

Por ndeshja e luajtur mbrëmë kishte një specifikë pasi për të dy skuadrat kërkohej me çdo kusht rezultati pozitiv. Benfika natyrisht për luftën e ashpër në krye të tabelës ndërsa Moreirense kërkonte të shkëputej nga zona e ftohtë e rënies nga kategoria.

Për këtë arsye 90 minutat janë shoqëruar në dyluftime të ashpëra sa shpesh gjyqtari e kishte të vështirë të ç’tensiononte ndeshjen. 7 kartonat e verdhë janë fakt i betejës së ashpër mes dy ekipeve, por episodi më i pakëndshëm ishte i rezervuar në minutat e fundit, raporton “Goal.com”.

Ishte minuta e parë e shtesës kur futbollisti i Benfikës, Samaris, u ndëshkua me të verdhë pas një goditje nën brez kundër lojtarit të Moreirense që i ngjante më shumë një sfidë të arteve marciale sesa futbolli. Gjesti anti “Fair Play” ndodhi pas një ndërhyrje nga mbrapa të një lojtari të Benfikës që prishi një aksion premtues të ekipit kundërshtar. Më pas, loja u karakterizua nga nervozizmi i madh që nuk prodhoi asnjë rast.

Samaris pavarësisht se nuk u përjashtua direkt nga loja, pritet të marrë një ndëshkim afatgjatë nga Federata Portugeze e Futbollit pasi të shihen pamjet
filmike.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb