Interi nuk është në garë për titullin kampion. Tingullojnë si fjalë të çuditshme, por kështu ka thënë saktësisht sulmuesi i zikaltërve, Lautaro Martinez, në një intervistë të dhënë për Rai Sport.

Martinez thotë se skuadra ka humbur shumë pikë dhe Skudeto s’është më objektiv primar.

“Duhej të shënonim katër gola për të fituar ndaj Fiorentinës, duke pësuar tre, të tillë janë shumë. Por e rëndësishme ishte të merrnim pikë sepse tashmë kemi humbur shumë. A është Scudetto ende një synim? Jo, kemi humbur shumë pikë të rëndësishme. Mendojmë vetëm për t’i rikuperuar” – Tha ai.

E2
E2

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb