“I vetmi kriter për të bërë karrierë në forcat e armatosura është firma për të tjetërsuar pronat.”. Kështu deklaroi kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

Ky i fundit gjatë fjalës së tij te Komisioni i Ligjeve “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, tha se ata që kanë firmosur për oligarkët, janë bërë gjeneralë.

“I vetmi kriter për të bërë karrierë në forcat e armatosura është firma për të tjetërsuar pronat. Ata që firmosen për oligarkët i bëtë gjeneral e një prej tyre e çuat në presidencë. Ne do ta votojmë kundër këtë ligj, sepse nuk garanton që ata të cilët kanë bërë karrierë me ndershmëri. E vetmi kriter për karrierë ne Forcat e Armatosura, ka qene vetëm firmosja e ndonjë prone për oligarkët. E kemi parë ca ka ndodhur, gradat dhe pozicionet i kanë marrë ata që kanë firmosur prona i keni bërë gjeneralë e ndonjë prej tyre e keni çuar edhe në Presidencë. Pra, ky ligj vetëm për këtë behet.
Ne nuk mund të rrimë pa shprehur shqetësimin, kur shikojmë se në zonat e forcave të armatosura mbillen sipërfaqe të tëra me lende narkotike. Vlerësojmë çdo oficer karriere, çdo person që ka kontribuua, por s’mund të heshtim për politizimin që keni bërë”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: